Llapi po përballet me një presion të madh, megjithatë është gati për Prishtinën

Futboll

Llapi po përballet me një presion të madh, megjithatë është gati për Prishtinën

Nga: K.G.. Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:23
Llapi

Llapi i Podujevës, fitues i Kupës së Kosovës, po përballet me presion të madh, për shkak se nga mediat franceze është përmendur si klub i dyshuar për kurdisje të disa ndeshjeve, megjithatë janë gati për sfidën me Prishtinën.

Llapjanët kërkojnë fitore ndaj Prishtinës, në takimin e javës së 22-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Llapi mban vendin e katërt me 29 pikë, ka dy më shumë se Prishtinë që gjendet një vend më poshtë.

“Skuadra edhe më e motivuar për përballjen me Prishtinën.

Të dielën, të gjitha rrugët kanë vetëm një destinacion, stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, aty ku pritet të zhvillohet super derbi ndërmjet dy skuadrave pretendente për dalje në Evropë, Llapit dhe Prishtinës.

Skuadra e Llapit pas katër fitoreve rresht në edicionin pranveror, pret mbështetje të fuqishme nga gjithë tifozët llapjanë dhe Ultras Legjendat që të vazhdojmë serinë pozitive të rezultateve.

Dita e diele është njëra nga ato ditë ku mbështetja ndaj klubit të zemrës është obligative.

Të bashkuar, ta mbështesim njëri-tjetrin dhe të ecim para në rrugën tonë të përbashkët drejt sukseseve”, njofton KF Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat