Fitore bindëse e Mainzit

Futboll

Fitore bindëse e Mainzit

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 23:07
Pamje nga ndeshja

Fitore bindëse e Mainzit përballë Borussias së Moenchengladbachut në “Mewa Arena”, në sfidën hapëse të javës së 22-të të Bundesligës.

Skuadra e drejtuar nga Svensson e dominoi takimin, sidomos në pjesën e dytë.

E hapi serinë e golave Lee Jae-Sung, i shërbyer nga da Costa D, ndërsa më fillimin e fraksionit të dytë thelloi diferencën Ingvartsen.

Mainzi nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe gjatë minutave në vazhdim realizoi edhe dy gola të tjerë me Ajorque dhe Weiper Nelson, për ta vulosur rezultatin në shifrat 4-0.

Për vendësit ishte fitorja e tretë radhazi në Bundesligë, që i katapulton në vendin e shtatë, me 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat