Pesë gola, 3 kartonë të kuq dhe 3 penallti!

Futboll

Pesë gola, 3 kartonë të kuq dhe 3 penallti!

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 23:23
Pamje nga ndeshja

Mbrëmje dramatike në La Liga, teksa Betis mposhti Elçen me përmbysje 2-3, në një duel të çmendur që i pati të gjitha.

Plot 5 gola, 3 kartonë të kuq për vendasit dhe 3 penallti për miqtë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 për Elçen, falë golave të Fidel dhe Boje, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës prodhoi një mori ngjarjesh. Fillimisht Magalan dhe Çeikh (në stol), u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Iglesias arriti të shkurtonte diferencën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 65-të, ndërkohë që Miranda vendosi baraspeshën në minutën e 68-të.

Në minutën e 89-të, gjyqtari akordoi penalltinë e dytë në favor të Betis, që u shpërdorua nga Iglesias, ndërkohë që në minutën e 90+4’ Eleçe mbeti me 9 lojtarë pasi Roco u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, teksa u akordua edhe penalltia e tretë për miqtë që vulosi sfidën.

Kësaj here ishte Uillian Joze që shënoi nga 11-metra, duke bërë që takimi të mbyllet me rezultatin 2-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat