Edon Zhegrova vazhdon shkëlqimin në Francë

Futboll

Edon Zhegrova vazhdon shkëlqimin në Francë

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 23:34
Edon Zhegrova në veprim

Edon Zhegrova ka vazhduar formën e mirë me Lille, ku ka asistuar ndaj Brestit, në kuadër të xhiros së 25-të të Ligue 1.

Anësori harkoi nga këndi në minutën e 60-të, ndërsa Bafode Diakite, shënoi me kokë për rezultatin 1-1.

Zhegrova që luajti deri në minutën e 65-të, u vlerësua shumë për paraqitjen në fushë.

Lille arriti fitore me rikthim ndaj Brest me rezultat 2-1.

Ky ishte asistimi i katërt i sezonit deri tani në Ligue 1 për 23-vjeçarin, që ka edhe një gol të shënuar.

Me këtë fitore Lille ngritët në pozitën e pestë në tabelë me 44 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat