Fernandez komenton me “modesti” kalimin e tij te Chelsea

Futboll

Fernandez komenton me “modesti” kalimin e tij te Chelsea

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:23
Enzo Fernandez

Padyshim transferimi më i bujshëm i merkatos së dimrit ishte kalimi i argjentinasit Enzo Fernandez nga Benfica te “londinezët” e Chelsea, për plot 120 milionë euro, duke vendosur kështu dhe një rekord të ri, përsa i përket historisë së transferimeve, në Kampionatin anglez të futbollit, Premier League.

Pas afro 1 muaji heshtje, Fernandez ka folur për herë të tarifën e tij të transferimit, teksa e ka konsideruar shumën e majme të paguar nga Chelsea, si një “pjesë të futbollit” dhe se detyra e tij është të japë gjithçka në fushë.

“Këto numra nuk kanë të bëjnë fare me mua.

Kjo është pjesë e futbollit.

Detyra ime është të dal dhe të jap gjithçka”,- është shprehur me tepër modesti, Kampioni i botës me Argjentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat