Guardiola: Gara për titull, jo vetëm mes Cityt dhe Arsenalit

Futboll

Guardiola: Gara për titull, jo vetëm mes Cityt dhe Arsenalit

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 11:55
Guardiola

Garën dyshe për titull në Premier Ligë këtë sezon mes Arsenalit dhe Mancehster City po tenton ta prishë së fundmi edhe Manchester Utd.

Pep Guardiola, trajneri i kampionëve në fuqi të Anglisë, i cili po kërkon ta mbrojë trofeun për herë të tretë këtë sezon, tha përpara ndeshjes së sotme me Bornmëthin, kur u pyet se sa skuadra mund ta fitojnë Premier Ligën këtë sezon:

“Hidhini një sy klasifikimit për ta kuptuar.

Kur unë erdha këtu dhe u ula në konferencën e parë për shtyp, të gjithë më paralajmëruan dhe thanë:

‘Ah, këtu nuk është njëlloj si në Spanjë apo Gjermani, kështu që mirë se vjen në Britani!’ Fatkeqësisht, në 5 sezonet e fundit nuk ndodhi, ka qenë një garë dyshe, por tani më në fund ka më shumë ekipe”.

Kevin de Bryjne është rikthyer në stërvitje dhe pritet të vendoset në dispozicion të tij për sfidën e sotme, por ndeshja me Bornmëthin vjen shumë shpejt për Laportën:

“Ne kemi stërvitje gjatë pasdites. Mendoj se Kevini do të rikthehet në stërvitje, por nuk mendoj kështu për Ajmerikun.

Stonsi pastaj mund të kryejë stërvitje të diferencuar. Por do ta mësojmë në orët e ardhshme.

Do ta shohim nëse do të jenë të gatshëm për këtë ndeshje. Ndoshta Kevini do të jetë në skuadër, por dy të tjerët nuk mendoj. Jam i befasuar prej Bornmëthit.

Trajneri i ri ka sjellë gjëra pozitive. Ata mundën Uolvesin dhe po bëjnë gjëra të mira, duke befasuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat