Ish-zv.presidenti i Barcelonës reagon mbi çështjen

Futboll

Ish-zv.presidenti i Barcelonës reagon mbi çështjen

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 13:08
Jordi Mestre

Çështja “Negreira” ka shkaktuar jo pak polemika në futbollin spanjoll, me të gjitha klubet e La Liga, përveç Real Madrid, që kërkojnë ndëshkimin e “katalanasve” të Barcelona, të cilët akuzohen për “blerje” arbitrash.

Fillimisht u raportua se klubi “blaugrana” i ka paguar plot 1.4 milionë euro zv/presidentit të Komitetit Spanjoll të Arbitrave, Jose Maria Enriquez Negreira, për të patur favorizime në fushën e lojës, por pas investigimeve u zbuluar se Barcelona kishte nisur “bashkëpunimin” me Negreiran që në vitin 2001, me këtë të fundit, që ka përfituar plot 6.66 milionë euroë nga klubi.

Ditën e sotme, për këtë çështje ka vendosur të flasë dhe ish-zv.Presidenti i Barcelonës, gjatë viteve 2015-2019, Jordi Mestre, i cili e konsideron si diçka “barbare” të paguash dikë 500 mijë euro në vit dhe të mos marrësh “frytet” e punës, teksa shtoi dhe faktin se arbitrat nuk kanë bërë asgjë për t’i ndihmuar.

“Këto janë shpenzime shumë të rënda.

Të paguash një person 500 mijë euro në vit është barbare. Një specialist që fiton kaq shumë duhet të punojë pa u lodhur.

Nëse supozojmë se ne, siç thonë ata, i kemi paguar këto para për të blerë gjyqtarë, atëherë ata na kanë mashtruar.

Sepse është vërtetuar se nuk kanë bërë absolutisht asgjë për të na ndihmuar”,- është shprehur në fjalën e tij, ish-zv.Presidenti, Mestre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat