Policia jep detaje për arrestimin e futbollistit të Gjilanit

Futboll

Policia jep detaje për arrestimin e futbollistit të Gjilanit

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 13:44
Theophilus Solomon

Theophilus Solomon, futbollist i Gjilanit, është arrestuar dje pasi e kishte një fletarrest ndërkombëtar.

Në fakt, sulmuesi afrikan e kishte bërë një vepër penale më parë, më saktësisht dy vjet më herët, kur po luante në Partizanin e Tiranës, ku luajti mes viteve 2019-2021 para se të zbarkonte në futbollin e Kosovës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje shtesë në raportin 24-orësh.

“Bazuar në një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpol të lëshuar nga Shqipëria, njësia FAST-ILECU ka arrestuar një mashkull shtetas nigerian të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.

27 vjeçari u transferua te Gjilani nga Ballkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat