Napoli zien nga debatet, statuja e Maradonës duhet të largohet

Futboll

Napoli zien nga debatet, statuja e Maradonës duhet të largohet

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 14:34
Statuja e Maradonës

Zgjedhja e Bashkisë së Napolit për të mos pranuar statujën prej bronzi të Maradonës nga artisti Domenico Sepe ka shkaktuar shumë diskutime.

Vepra u ekspozua për një ditë jashtë stadiumit “Maradona”, një vit pas vdekjes së kampionit argjentinas, ndërsa priste të gjitha lejet dhe gjetjen e një akomodimi përfundimtar.

Sot, fati i statujës që portretizon Diegon duke vrapuar me topin në këmbën e djathtë nuk është ende i qartë. Hipoteza e fundit vjen nga pushteti lokal.

Kryetari i bashkisë së Napolit, në fakt, ka thënë se do të ishte i lumtur ta merrte donacionin.

“Kemi bashkëpunuar tashmë me artistin, e kemi njohur, do të donim ta çonim Diegon në një shesh të rëndësishëm për t’i dhënë prestigj veprës – tha kryebashkiaku.

Maradona është një trashëgimi e kulturës napolitane, statuja do të bëjë historinë e qytetit”.

Kryetari i bashkisë së Napolit zbuloi gjithashtu një takim të planifikuar të hënën për të filluar me të gjitha procedurat burokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat