Mbrojtësi i Kombëtares gati të ndalë Osimhenin

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares gati të ndalë Osimhenin

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 15:27
Luçiano Spaleti

Luçiano Spaleti nuk është supersticioz. Ai beson dhe ëndërron titullin, por nëse nuk e shfaq shumë veten, është vetëm për të shmangur të qenit mendjemadh.

Kjo është përmbledhja e mendimeve të tij të shprehura në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit ndaj Empolit: “Mos ngatërroni punën dhe besëtytni.

Nuk ka besëtytni.

Ne duam të fitojmë për qytetin tonë, e ndiejmë, ne perceptojmë shansin e artë, por nuk duhet të jemi mendjemëdhenj, në fund të çdo ndeshjeje mendojmë menjëherë për tjetrën”.

Ai në stadiumin “Castellani”, do te jetë një rikthim i këndshëm për të, sepse duke qenë toskan përjeton një lloj derbi si tifoz i Livornos.

Por nuk është kjo arsyeja që rivali i radhës paraqitet jo pak tinëzar, pasi përballë do të ketë Ardian Ismajlin me shokë, që do të tentojnë të ndalin sulmin kryesues të Serisë A. Spaleti i njeh vështirësitë, por synon gjithashtu të bëjë rotacion.

“Do të jetë një ndeshje shumë delikate për shkak të gjeometrisë së tyre precize taktike.

Nga ana jonë do të kemi nevojë për kompaktësi dhe vëmendje.

Do të vendosim syzet e farkëtarit për të parë vetëm përpara”, përfundoi trajneri i Napolit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat