Thaçi: Deshëm me çdo kusht fitoren

Futboll

Thaçi: Deshëm me çdo kusht fitoren

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 16:10
Arsim Thaçi

Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi pas ndeshjes (pas humbjes 2:1 nga Ferizaj) ka thënë se dominuan, por humbën pasi nuk kishin fat dhe u mposhtën nga dy rastet e vetme të vendasve.

“Jo vetëm pjesën e dytë, por edhe pjesa e parë na takoi neve.

Deshëm me çdo kusht fitoren dhe dalja e gjithë futbollistëve në sulm na kushtoi”.

“Ferizaj i shfrytëzoi dy rastet që i patën dhe shënuan, një nga ndërprerja dhe një tjetër nga kundërsulmi”.

“Krijuam raste, por fati na mungoi edhe këtë ndeshje, megjithatë duhet të shikojmë para për tu rikthyer”, deklaroi Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat