Rustami: Te Kastrioti tentojmë të përsëritim sezonin e kaluar

Futboll

Rustami: Te Kastrioti tentojmë të përsëritim sezonin e kaluar

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 19:54
Shkëlzen Rustami

Shkëlzen Rustami ka marrë sot drejtimin e Kastriotit, meqë trajneri Emiljano Çela ishte i pezulluar për këtë duel.

Zëvendëstrajneri i krutanëve ka folur pas fitores 2-0 më Vllazninë duke theksuar se ekipi do të përpiqej të përsëriste sezonin e kaluar ku ia dol të mbijetonte në elitë.

“Ndeshja e sotme ishte e vështirë. Është bërë një fazë nga fitorja e fundit, me Vllazninë dhe arritëm të fitonim pas një faze përsëri me ata. Vështirësia këtu dihet, se Vllaznia të imponon lojën në zotërim topi, me lojë të bukur që e ka traditë.

Por çunat duhen përgëzuar se janë stërvitur, shumë seriozisht, me dëshirën që të bëjmë më të mirën e mundshme. Kishim ardhur për rezultat pozitiv dhe ky trepikësh na kënaq për vazhdimësinë e mëtejshme. Për ne është finale tani e tutje çdo ndeshje, duke punuar edhe me seriozitet, do të vazhdojmë deri në fund.

Për mua që jam nga Kruja është shumë kënaqësi, kam përgjegjësi të madhe se jam nga Kruja, kam gjithë jetën që bëj sport dhe është sfidë t’i shërbej Krujës.

Por edhe meritë e stafeve, duhen përgëzuar, edhe në sezonin e shkuar ishim me pak pikë, por duke ruajtur qetësinë  e punuar fort e menduar fort për ekipin. Ia kemi dalë sezonin e kaluar, shpresojmë t’ia dalim edhe këtë vit.

Duke përjetuar edhe sezonin e kaluar, edhe të tjerë, Kastrioti edhe ka dalë nga kategoria. Por duke ruajtur qetësinë, duke punuar me seriozitet për çdo ndeshje që do të jetë finale, ne do i shkojmë deri në fund dhe pastaj rezultati duhet respektuar nga të gjithë skuadrat.

Presion shumë i madh si krutan, kam pasur mundësi edhe të jem i parë, por kam zgjedhur këtë mënyrë për të qenë më i qetë dhe për të ndihmuar nga pankina Kastriotin dhe për të dhënë mendimet e mia në shërbim të skuadrës.

Stadiumi? U bë i treti vit që luajmë në Kamëz. J

anë shumë bisedime për të bërë stadiumin në Krujë, por i takon bashkisë për ta bërë.

Ndoshta edhe ndonjë ndihmë nga qeveria do të ishte shumë e madhe për Kastriotin.

Bëhet fjalë për një ekip që bëhet me kohë pjesë e Superiores dhe ka lënë shenjë në këto kampionate, shpresojmë që me ndonjë ndihmë nga qeveria apo institucion tjetër, do të ishte mirë se mundësitë e Bashkisë janë të pakta. Do rrimë në pritje”, tha Rustami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat