Tirana dhe Partizani dështojnë

Futboll

Tirana dhe Partizani dështojnë

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 11:33
Logo e Superiores

Janë mbyllur ditën e djeshme sfidat e raundit të 23-të në Kategorinë Superiore.

Të premten, Bylis u mposht në shtëpi ndaj Egnatias me rezultatin 2-3. Kjo fitore i jep një avantazh rrogozhinasve, duke u renditur kështu në vendin e katërt me 34 pikë, vetëm 6 pikë larg vendit të parë. Ndërsa ballshiotët renditen në vendin e 9-të me 26 pikë.

Sfida mes Kukësit dhe Partizanit u mbyll me rezultatin minimal 1-0, me verilindorët që morën një fitore të rëndësishme ndaj “demave”.

Mjaftoi supergoli i Taipit në minutën e 22-të për t’i dhënë skuadrës së tij tre pikët. Me këtë fitore, Kukësi tashmë renditet në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Partizani në vendin e dytë me 37 pikë.

Përballja e fundit e së premtes ishte ajo mes Erzenit dhe Laçit, e cila përfundoi në barazim 1-1. Erzeni me pikën e fituar, renditet në vendin e pestë me 32 pikë, ndërsa kurbinasit në vendin e shtatë me 30 pikë.

Të shtunën, Tirana u befasua në shtëpi nga Teuta, me durrsakët të cilët fituan me rezultatin 0-2.

Kjo humbje i pengoi kryeqytetasit të shkëputeshin nga Partizani, pas hapit fals të tyre.

Tirana vazhdon të jetë me krye me 40 pikë, ndërsa Teuta në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Ndeshja e fundit e këtij raundi ishte ajo mes Vllaznisë dhe Kastriotit, ku shkodranët pësuan humbje minimale dhe nuk mundën të përfitonin për t’u renditur të dytët në tabelë.

Tashmë, Vllaznia ndodhet në vendin e tretë me 35 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit me 23 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat