Andin Lokaj sulmon ashpër Komitetin Olimpik të Kosovës 

Futboll

Andin Lokaj sulmon ashpër Komitetin Olimpik të Kosovës 

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 12:08
Andin Lokaj

Mbrëmë Komiteti Olimpik i Kosovës, ka shpallur më të mirët për vitin 2022.

Nga ana tjetër, komentatori i njohur sportiv, Andin Lokaj, ka sulmuar ashpër Komitetin Olimpik të Kosovës.

“Komiteti Olimpik si një tërësi organizative jo vetëm te ne por edhe në rrafshin ndërkombëtar, nuk është gjë tjetër përveç se një LIMUNADË Politike.

Rasti i fundit te ne ku KOK ia mohon Kryetarit të FFK-së Agim Ademit, çmimin e punëtorit t ë vitit e dëshmon fuqishëm konstatimin më lartë.

Jo që brengoset i pari i futbollit tonë për “mirënjohjet” e KOK-ut tonë, por është brengosës fakti që edhe njëherë u dëshmua se mentaliteti i atyre që mendojnë se kanë bërë gjë të madhe duke mohuar punën e atyre që me të vërtetë vlejnë, mbetet MENTALITET RURAL”, ka sulmuar ashpër Lokaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat