Barcelona dështon në Almeria 

Futboll

Barcelona dështon në Almeria 

Nga: K.G. Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 20:20
Toure

Barcelona mbetet duarbosh në stadiumin "de los Juegos Mediterráneos" në Almeria.

Lideri i kampionatit spanjoll, Barcelona, ka pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Almeria.

Futbollisti Toure ka realizuar në minutën e 24-rë, duke i dhënë goditje tronditëse rivalit.

Ndeshjen e përcollën 15.279 shikues.

Lewandowski, Torres, Gavi etj. përkundër përpjekjeve nuk arritën që të barazojnë rezultatin.

Në futboll nuk mjafton dominimi kur nuk shënon.

Pas javës së 23-të, Barcelona kryeson me 59 pikë, ka shtatë më shumë se Reali dhe Almeria renditet në pozitën e 15-të me 25.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat