Abuzoi seksualisht me shqiptaren, ky futbollist dënohet me nëntë vjet burgim

Futboll

Abuzoi seksualisht me shqiptaren, ky futbollist dënohet me nëntë vjet burgim

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 22:29
Robinho

Ish-futbollisti brazilian Robinho, është dënuar me nëntë vjet burgim.

Ai akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një vajzë shqiptare, 23 vjeçare në atë kohë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013-të në një diskotekë në Milano, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Qeveria italiane fillimisht kishte kërkuar ekstradimin e ish-lojtarit të Milanit dhe Real Madridit, në shtatorin e vitit të shkuar, por kërkesa u refuzua në bazë të nenit pesë, të Kushtetutës së Brazilit, që ndalon ekstradimin e shtetasve.

Por, javën e kaluar, Qeveria italiane bëri një tjetër kërkesë, kësaj here sipas Traktatit të Ekstradimit, në mënyrë që Robinho ta vuajë dënimin në Brazil.

Me çështjen, që tashmë ka marrë formë të prerë, “arratia” e brazilianit ka marrë fund dhe tashmë ish-anësori i sulmit, duhet të vuajë nëntë vjet pas hekurave

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat