Arsenali dërgon ofertë për Milinkoviq-Saviqin

Futboll

Arsenali dërgon ofertë për Milinkoviq-Saviqin

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 07:37
Sergej Milinkoviq-Saviq

Lideri i Premier Ligës, Arsenali, ka dërguar një ofertë prej 40 milionë eurosh për mesfushorin Sergej Milinkoviq-Saviq, sipas Calcio Mercato.

Topçinjtë po duan që ta përforcojnë mesfushën ndonëse Granit Xhakës, Martin Odegaardit dhe Thomas Parteyt tashmë ia kanë shtuar edhe Jorginhon.

Lazio do të donte që ta mbante serbin në skuadër, mirëpo ata nuk kanë arritur marrëveshje të re me 28-vjeçarin.

Kështu, ata do të mundoheshin të përfitonin nga shitja e tij këtë verë, se sa të rrezikonin ta linin të largohej si agjent i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat