Reali bojkotoi ceremoninë e FIFA-s

Futboll

Reali bojkotoi ceremoninë e FIFA-s

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 13:55
Ancelotti e Benzema

Në Spanjë janë ngritur dyshimet e para rreth çmimeve “The Best”, ceremonia e të cilëve u zhvillua dje në mbrëmje në Paris.

Gazeta “Marca” ka shkruar se FIFA në princip ndryshoi rregullat e lojës, duke bërë që kampionati botëror në Katar të ishte vendimtar për fituesin e trofeut “Lojtari më i mirë i vitit”.

Reali i Madridit nga ana e tij i ka kthyer kurrizin kësaj ceremonie, duke menduar më shumë për takimin e së enjtes në Kupën e Mbretit kundër Barcelonës, në gjysmëfinalen e vajtjes.

Një tjetër arsye sipas gazetës “Marca” për këtë “bojkotim” nga ana e Realit është se asnjë nga kandidatët finalistë të këtij klubi nuk do të arrijnë ta fitojnë trofeun – sikurse dhe ndodhi. Mesi fitoi përpara Benzemasë si “Lojtari më i mirë”, ndërsa Dibu Martinez fitoi përpara Tibo Kurtuasë si “Portieri më i mirë”, ndërsa Lionel Skaloni fitoi përpara Ançelotit si “Trajneri më i mirë i vitit”.

Klubi kampion i Europës është përfaqësuar në këtë ceremoni vetëm nga drejtori i marrëdhënieve institucionale të klubit, Emilio Butragenjo.

Në Madrid gjithashtu kanë shfaqur pakënaqësi për faktin se sulmuesi i tyre, Vinicius Zhunior nuk është përfshirë në formacionin e vitit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat