Xavi: Real Madrid është favorit

Futboll

Xavi: Real Madrid është favorit

Më: 1 mars 2023 Në ora: 15:22
Xavi

Xavi, trajneri i Barcelonës, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit:

“Është një mundësi e shkëlqyer për të fituar një titull, ne e dimë se Reali është rival i vështirë, por qëllimi ynë është të fitojmë.

Mendoj se gjithçka do të vendoset pas kthimit në Camp Nou.

Reali vazhdon të jetë favorit, ata janë kampionët në fuqi në Spanjë dhe në Evropë”.

A mendoni vërtet se Real Madridi është favorit?

“Ajo që thashë është e thjeshtë. Ata fituan ligën dhe Champions League.

Është e vërtetë që i mundëm në Superkupë, por duhet të jem i sinqertë dhe të them se ata janë favoritët.

Në të njëjtën kohë, megjithatë, mendoj ne kemi armët në dispozicion për t’i vënë në vështirësi.

Pres një garë shumë të ekuilibruar”

A e ndjeni presionin për të luajtur në Bernabeu?

“Jo, ne shkojmë në Bernabeu me entuziazëm dhe dëshirë. Gjithmonë më motivon të shkoj në Bernabeu, ne duam të përpiqemi të jemi protagonist në Real Madrid”.

Jeni të shqetësuar për drejtimin e arbitrit?

Jo. Që kur kam qenë te Barça, gjyqtarët nuk na kanë ndihmuar. Nuk më pëlqen të fitoj duke mashtruar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat