Ismajlgeci debuton në Bosnje pas largimit nga Tirana

Futboll

Ismajlgeci debuton në Bosnje pas largimit nga Tirana

Më: 1 mars 2023 Në ora: 18:59
Ismajlgeci

Marsel Ismajlgeci ka debutuar me ekipin e ri pas largimit nga Tirana.

Mbrojtësi 22-vjeçar është pjesë e Zrinjskit në Bosnje, ekipit që eliminoi bardheblutë nga Europa.

Në ndeshjen e sotme lojtari shqiptar shqiptar do të luante nga minuta e parë.

Zrinjski arriti të fitonte me shifrat 1-3 në transfertë ndaj Radnik.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për Kupën e Bosnjes dhe do të luhet takimi i kthimit, për të përmbyllur gjithçka.

Por duke parë rezultatin sot, Zrinjski duket me një këmbë në gjysmëfinalen e Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat