Bastoni i destinuar të jetë përgjithmonë zikaltër

Futboll

Bastoni i destinuar të jetë përgjithmonë zikaltër

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:50
Bastoni

Kohë rinovimesh tek Interi.

Momenti i vështirësisë në kampionat e ka shtyrë çështjen në plan të dytë, por në shtëpinë zikaltër ka disa çështje për t’u zgjidhur. Inter po punon për të rinovuar kontratën e mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu.

Gjithçka ka shkuar mirë dhe firma do të vijë së shpejti.

Interi tashmë po punon për të rinovuar kontratën e Alessandro Bastonit, kontrata e tië cilit skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Sipas mediave italiane, drejtuesit zikaltër po planifikojnë një takim me Tullio Tinti, agjentin e mbrojtësit italian.

Ky takim do të zhvillohet pas sfidës së kthimit ndaj Portos në Champions League. Synimi i Marottës është të rinovojnë kontratën e tij deri në vitin 2027 dhe një pagë prej 5 milionë eurosh në sezon, 1.5 milionë më shumë se sa merr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat