Nkunku mund të jetë startues kundër Dortmundit

Futboll

Nkunku mund të jetë startues kundër Dortmundit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 20:09
Christopher Nkunku në mes

Trajneri i Leipzig, Marco Rose, ka thënë të enjten se sulmuesi francez, Christopher Nkunku, mund të fillojë ndeshjen e tij të parë si startues pas disa muajsh, kur të premten "milionerët" pritet të luajnë kundër Borussia Dortmund.

Njëzet e pesë vjeçari humbi ndeshjet e Botërorit "Qatar 2022" pasi u lëndua në kampin përgatitor të Francës në nëntor, duke mbetur kështu jashtë fushës për gati tre muaj. 

Nkunku doli nga pankina dhe bëri një asist në fitoren 3-0 të Leipzig-ut si mysafir ndaj Wolfsburgut në mes të shkurtit si dhe u paraqit në barazimin me Manchester Cityn në Champions League.

"Në një moment, do të vijë dita kur ne duam cilësinë e Christopher që nga fillimi.

Ai ka pasur një javë normale stërvitore dhe është një opsion kundër Dortmundit", ka thënë Rose.

Ish-sulmuesi i Paris Saint-Germain  është lidhur me një lëvizje të mundshme në Premier League gjatë verës. 

Aktualisht në Bundesligë tabela kryesohet nga nga Bayern Munich, në vendin e dytë gjendet Borussia Dortmund po që ka pikë sa vendi i parë, kurse Union Berlin dhe Leipzig gjenden në vendin e tretë përkatësisht në të katërtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat