Kosova sot përballet me Holandën, synon fitoren

Futboll

Kosova sot përballet me Holandën, synon fitoren

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:36
Pamje nga një ndeshje

Kombëtarja e Kosovës sot përballet me Kombëtaren e Holandës në ndeshjen e fundit në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 në futsall.

Ndeshja zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim në orën 17:00.

Në tri ndeshjet e deritashme Dardanët kanë pësuar humbje, por ende kanë gjasa për kualifikim tutje.

Kosova duhet ta fitojë ndeshjen e sotme me dy gola epërsi dhe më pas Ukraina ta mposhtë Holandën në ndeshjen e fundit të grupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat