Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit

Futboll

Busquets do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:36
Busquets

Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets ka vendosur të largohet nga klubi në fund të sezonit. “El Nacional” raporton se Busquets do të vazhdojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Busquets ka njoftuar tashmë presidentin e Barcelonës, Joan Laporta për largimin e tij.

Ish-anëtari i Kombëtares spanjolle i ka thënë njeriut të parë të Barcelonës se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën me skuadrën “Nou Camp”.

Mediat spanjolle raportojnë se kapiteni i klubit katalanas ka një ofertë për të vazhduar karrierën te Interi i Miamit.

Busquets (34) është anëtar i Barcelonës që nga viti 2005 dhe për ekipin e parë të klubit katalanas ka luajtur 709 ndeshje dhe ka shënuar 18 gola.

Ai fitoi 31 trofe me klubin.

Për kombëtaren spanjolle u paraqit në 143 ndeshje dhe shënoi dy gola. Me Spanjën, ai fitoi Kupën e Botës në 2010 dhe Kampionatin Evropian në 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat