Sulmuesi ia thotë troç Kloppit

Futboll

Sulmuesi ia thotë troç Kloppit

Më: 3 mars 2023 Në ora: 13:52
Liverpooli

Roberto Firmino po luan sezonin e fundit me Liverpoolin.

Sulmuesi brazilian ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

31-vjeçari ka humbur postin e titullarit te “The Reds”.

Sky Sport shkruan se Firmino ka zhvilluar sot një bisedë miqësore dhe të qetë më Jurgen Klopp. Me trajnerin gjerman ka një raport fantastik.

Sulmuesi ia ka bërë të qartë trajnerit se ka vendosur të mos rinovojë kontratën.

Ai do të largohet nga “Anfield” pas tetë viteve plot gola, emocione dhe trofe.

Firmino do të dalë lojtar i lirë më 30 qershor. Avantazh që e lejon të transferohet pa para te klubi i radhës, që mund të jetë Atletico Madrid.

Diego Simeone e cilëson si zëvendësuesin e Joao Felix. Trajneri argjentinas beson shumë te kualiteti i brazilianit, por tashmë duhet gjetur akordi mes palëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat