Pato: Ibra është bukuria e futbollit

Futboll

Pato: Ibra është bukuria e futbollit

Më: 3 mars 2023 Në ora: 13:53
Alexandre Pato

Duke folur për mikrofonat e “Tuttomercatoweb”, Alexandre Pato ka folur për hapat e tij në Milano, por ka prekur edhe Zlatan Ibrahimoviç, ish-shokun e tij të ekipit nga viti 2010 deri më 2012.

Ai është pyetur nga gazetari nëse është i befasuar kur sheh ende suedezin në fushën e lojës.

“Fatkeqësisht kur lojtarët pësojnë një dëmtim bëhet e vështirë për ta. Askush nuk dëshiron të qëndrojë larg fushës dhe kur kthehesh e përjeton atë si një hakmarrje.

Ai ka kaluar shumë kohët e fundit, por gjithmonë ka reaguar. Kjo është e bukura e futbollit.

Ibra nuk më habit, ka qenë gjithmonë kështu.

Mendoj se nëse më pyesni nëse do të ndalojë, do t’ju them se do të jetë shumë e vëshitrë, sepse ai beson dhe dëshiron shumë.

Më pëlqejnë njerëzit e tillë si ai, të cilët kanë forcën për të kapërcyer momentet e vështira”, është shprehur braziliani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat