Spalletti: Lazio kishte mbyllur edhe derën, edhe dritaren

Futboll

Spalletti: Lazio kishte mbyllur edhe derën, edhe dritaren

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:35
Spalletti

Napoli ka humbur sot përballë Lacios, duke marrë pas 8 javësh kampionat rezultatin e parë negativ.

Luciano Spalletti ka vlerësuar kundërshtarin për mënyrën e vendosjes, por nga ana tjetër nxjerr në pah edhe gabimet e skuadrës së tij.

Trajneri i Napolit ka thënë në konferencën për shtyp pas ndeshjes se Lacio mbylli edhe derën, por edhe dritaren, në këtë përballje, duke mos i lënë aspak hapësira lojtarëve të tij.

“Do ta gjenim derën të kyçur dy herë, por kishin mbyllur edhe dritaren.

Nuk ishim të zotët për të gjetur lojën nga krahët. Ata ishin të mirë në gjetjen e pozicionit të tyre në mes të zonës së penalltisë, është e vështirë të futësh në to topin e brendshëm.

Kemi më pak cilësi se kurrë”, ka deklaruar Luciano Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat