Ancelotti para sfidës me Betisin: Do të japim gjithçka për fitore

Futboll

Ancelotti para sfidës me Betisin: Do të japim gjithçka për fitore

Më: 4 mars 2023 Në ora: 13:43
Ancelotti

Real Madridit nesër në udhëtim do të përballet me Real Betis, në kuadër të La Ligës.

Trajneri i ‘Los Blancos’, arlo Ancelotti, në konferencën për media, një ditë para duelit me Betisi, e pranon se ndeshje me Betisin nuk do të jetë e lehtë, por ai thotë se të besuarit e tij, do të japin gjithçka për ta fituar ndeshjen.

“Unë e shoh ekipin në formë, lojtarët po rikuperohen.

Kjo e diel do të jetë e vështirë. Betis është një ekip i madh, ata luajnë futboll tërheqës. Nuk ka asnjë justifikim për gabim.

Ne do të japim gjithçka për fitore”, tha tekniku italian.

Madrilenët aktualisht janë në vendin e dytë me 52 pikë, shtatë me pak së kryesuesi i tabelës, Barcelona.

Ndeshja Real Betis-Real Madridi fillon në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat