Inzaghi: Jemi të zemëruar

Futboll

Inzaghi: Jemi të zemëruar

Më: 4 mars 2023 Në ora: 16:08
Inzaghi

Interi i Simone Inzaghit po përgatitet të përballet me Leccen në San Siro me vetëdijen se do të duhet një reagim krenarie pas gabimit të papritur kundër Bolonjës.

“Ne vijmë në këtë ndeshje të zemëruar nga rezultati i ndeshjes së fundit dhe mezi presim të kthehemi në fushë. Kemi analizuar gabimet që kemi bërë. Do të na duhet shumë përqëndrim, do të duhet të përdorim kokën.

Na pret një ndeshje e vështirë, por pres një reagim nga lojtarë të mëdhenj dhe nga një grup i madh, siç jemi ne.

Duhet të kemi kujdes sepse ndeshjet janë të gjitha të vështira dhe ky sezon po e tregon.

Ne kemi një grup të bashkuar dhe demostrimin e jep vullneti që kanë të gjithë lojtarët. Ne sigurisht mund të kishim bërë më mirë në kampionat”, është shprehur Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat