Njeriu që i ka në dorë të gjitha, nderohet nga komuna e Prishtinës

Futboll

Njeriu që i ka në dorë të gjitha, nderohet nga komuna e Prishtinës

Nga: K. Goca Më: 4 mars 2023 Në ora: 19:57
Ismet Grainca e Përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës

Ismet Grainca është burrë i fjalës, e ruan sekretin e klubit me fanatizëm dhe është një punëtor i madh, tash e pothuajse katër dekada me klubin e futbollit Prishtina. 

I përpiktë në punë sikur ora zvicerane, mbrëmë është vlerësuar me çmimin për “Kontribut të Veçantë” nga Komuna e Prishtinës.

Arkëtar që nga koha e kapitenit Fadil Vokrri në KF Prishtina e gjeneratës së artë, po ashtu edhe sot pjesë e Prishtinës, asnjëherë deri më sot nuk ka treguar për askënd se sa ka e ka pas rrogën një futbollist në gjeneratën e artë të Prishtinës apo një trajner dhe as në vitet e pasluftës.

Është njeriu që i ka të gjitha në dorë por nuk jep asnjë të dhënë për të gjitha që kanë ndodhur për 4 dekada në klubin e Prishtinës.

“Ismet Grainca është vlerësuar me “Kontribut të veçantë”!

Arkëtari i FC Prishtina që nga viti 1984, Ismet Grainca, është vlerësuar me “Kontribut të veçantë” nga Komuna e Prishtinës me rastin e përzgjedhjes të më të mirëve nga Komuna e Prishtinës.

Grainca është punëtori sportiv më i vjetër, mbase në tërë sportin e Kosovës, i cili ka kontribuar për klubin e futbollit Prishtina pa ndërprerje nga viti 1984-1992 dhe nga paslufta, prej vitit 1999 duke vazhduar të jetë ende në kryerje të detyrave të përditshme.

Axha Ismet është shembull i profesionalizmit, besnikërisë ndaj klubit dhe përkushtimit maksimal ndaj punës. FC Prishtina mburret ta ketë në mesin e saj një njeri të jashtëzakonshëm dhe të papërsëritshëm sikurse Ismet Grainca”, shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat