Dygolësh për 10 minuta, Seferi shkëlqen në Ukrainë

Futboll

Dygolësh për 10 minuta, Seferi shkëlqen në Ukrainë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 12:45
Seferi shkëlqen në Ukrainë

Vorskla Poltava po luan ndeshjen e parë për vitin 2023 në kampionatin ukrainas.

Skuadra e Taulant Seferit po përballet në shtëpi me Zorya Luhansk.

Rezultati është 2-0 për vendasit dhe të dy golat janë realizuar nga ish-sulmuesi i Tiranës.

26-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e gjashtë.

Dhjetë minuta më vonë ekzekutoi saktë një penallti, duke realizuar edhe golin e qetësisë.

Ky është dygolëshi i parë i sulmuesit të kombëtares shqiptare në elitën e futbollit ukrainas. Seferi numëron gjashtë gola sezonalë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat