I pathyeshëm në Ligue 1

Futboll

I pathyeshëm në Ligue 1

Më: 5 mars 2023 Në ora: 14:37
William Still

Reims është surpriza më e bukur e këtij sezoni në Ligue 1, sidomos pas javës së dhjetë.

Drejtuesit e klubit ku bën pjesë edhe Arbër Zeneli, i besuan stolin një 30-vjeçari më 13 tetor.

William Still nuk kishte punuar kurrë më parë si trajner i parë.

Belgu, i cili nisi profesionin e tij të dashur nga loja “Football Manager”, po e shfrytëzon në maksimum këtë mundësi.

Still ka bërë një punë fantastike dhe e ka kthyer Reims në skuadër të “pathyeshme”. Futboll i bukur, mbrojtje “blind”, gola dhe rezultate pozitive.

Reims ka një seri fantastike prej 17 ndeshjesh pa humbje në Ligue 1, kampionat ku trajneri belg nuk e ka shijuar akoma disfatën.

Gjatë 15 takimeve që ka drejtuar Reims, skuadra ka pësuar vetëm shtatë gola mes shtatë fitoreve dhe tetë barazimeve.

Duke llogaritur pikët e mbledhura pas javës së dhjetë, Reims ndan vendin e katërt me Marseille me nga 29 pikë. Në krye është PSG me 34 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat