Allegri merr vendimin

Futboll

Allegri merr vendimin

Më: 5 mars 2023 Në ora: 15:47
Allegri merr vendimin

Hipoteza e shkëmbimit në aksin Londër-Torino. Arsenali ka vënë Manuel Locatelli-n në shënjestër: për ta sjellë atë në Londër, Topçinjtë ofrojnë në këmbim Kieran Tierney.

Një ofertë që nuk është aspak tunduese për Juventus-in nga Londra: dërguesi është Arsenali që ka vënë në sy Manuel Locatelli, një mesfushor i lindur në 1998, i cili erdhi në verën e 2021 nga Sassuolo.

Ende në pronësi të klubit emilian (në huazim deri më 30 qershor 2024), këtë sezon ai ka koleksionuar 29 ndeshje mes kampionatit dhe kupave, duke konfirmuar se ai është një element me vlerë absolute për skuadrën e Massimiliano Allegri-t.

Në përpjekje për të bindur Juventus-in që ta linte Locatelli-n të largohej, Topçinjtë do të ofronin në këmbim Kieran Tierney, një mbrojtës skocez i lindur në 1997, i cili është lidhur me klubin londinez me një kontratë trevjeçare.

Një ofertë që nuk do ta bindte Juventusin, jo vetëm për shkak të roleve të ndryshme që mbulojnë dy lojtarët, por dhe mbi të gjitha për rëndësinë që ka Manuel Locatelli në skemat e Allegri-t dhe Juventus-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat