Shkëndija kthehet me një pikë nga Shtipi

Futboll

Shkëndija kthehet me një pikë nga Shtipi

Nga: K.G. Më: 5 mars 2023 Në ora: 15:53
Pamje nga ndeshja

Shkëndija e Tetovës del e pamposhtur nga stadiumi në Shtip.

Ballafaqimi mes Bregallnicës dhe Shkëndja, u karakterizua me lojë të mirë por sulmuesi nuk u treguan efektivë, kësisoj rrjetat mbeten të paprekura (0:0).

Shkëndija kthehet me një pikë por nuk arriti të marrë të tria, që do të afrohej me liderin e tabelës së Maqedonisë së Veriut.

Struga Trim Lum kryeson me 39 pikë pas 21 jave, pasojnë Shkupi 38, Shkëndija 32, Sileksi 32, Tikveshi 28, Bregallnica 26 sosh etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat