Munishi: Aty mund të bëhej edhe faull në portierin

Futboll

Munishi: Aty mund të bëhej edhe faull në portierin

Më: 5 mars 2023 Në ora: 16:12
Munishi

Prishtina dhe Ballkani u ndanë baraz 2:2 në derbin e madh të kësaj jave.

Pjesa e parë në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan u mbyll pa gola, kurse në të dytën u shënuan plot katër.

Ballkani arriti të ngushtonte epërsinë në minutën e 80-të me një gol të bukur të Nazmi Gripshit.

Një ndërhyrje e palejuar në zonë nga portieri i Prishtinës, Kolaj ia dhuroi një penallti Ballkanit në sekondat e fundit të ndeshjes.

Nga pika e bardhë, i saktë ishte Albion Rrahmani që ia siguroi një pikë klubit therandas.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi tha se penalltia mund të bëhej edhe ndërhyrje e palejuar në portierin.

“Tashti kampionati është bërë kualitativ, kemi skuadër kualitative, duhet me kalkulu brenda ndeshjes, në pjesën e dytë arritëm me i shënu dy gola.

Aty mund të bëhej edhe faull në portierin, e sata lojë që nuk ka kritere ndaj neve, të gjithë po angazhohemi, bëj apel mos të na dëmtojnë.

Nuk është rastësi, pikët po shkojnë kampionati po ec, Ballkani ka skuadrën e fortë nuk ka dyshim”, tha Munishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat