Potter kërkon mbështetjen e tifozëve

Futboll

Potter kërkon mbështetjen e tifozëve

Më: 7 mars 2023 Në ora: 11:13
Graham Potter

Potter kërkon mbështetjen e tifozëve për përmbysjen e Dortmundit!

Trajneri i Chelseas, Graham Potter, u ka kërkuar tifozëve që të jenë të zhurmshëm të martën në "Stamford Bridge" kur skuadra e tij kërkon të përmbysë Borussia Dortmundin në Champions League. 

Dortmund ka fituar me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e parë në Gjermani. 

“Ata e dinë rëndësinë e lojës së nesërme.

Ata duan që skuadra të kalojë, të përparojë dhe e dinë se sa të rëndësishëm janë.

Ne duam t'i tregojmë Dortmundit se jashtë shtëpisë në Ligën e Kampionëve është vështirë dhe për këtë ne kemi nevojë për mbështetësit tanë”, ka thënë Potter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat