Milan hidhet në sulm për kampionin e botës

Futboll

Milan hidhet në sulm për kampionin e botës

Më: 7 mars 2023 Në ora: 12:05
Tifozët e Milanit gjatë një feste

Në Serie A duket se të gjithë janë çemdnur pas mbrojtësit francez Samuel Umtiti, që luan me skuadrën e Lecce.

Mbrojtësi kampion bote është në pronësi të Barcelonës, por e ka dhënë në formë huazimi te skuadra italiane, ku ka bërë një paraqitje të mirë këtë sezon.

Aq sa të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të skuadrës së Milanit, që kërkojnë të marrin 29-vjeçarin për sezonin e ardhshëm.

Sipas mediave italiane, Milan është gati të nënshkruajë një kontratë me Umiti, në rast se nuk do të rinovojë me katalanasit dhe dëshiron të qëndrojë në Itali.

Madje Milan kërkon të blejë 100% të kartonit të lojtarit, duke i ofruar një kontratë afatgjatë mbrojtësit.

Për kuqezinjtë nuk do të jetë shumë e lehtë të fitojnë konkurrencën, pasi për Umtiti është interesuar më herët edhe Inter, që kërkon një pasues pas largimit të Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat