Ecuri e dobët e Realit pas Botërorit

Futboll

Ecuri e dobët e Realit pas Botërorit

Më: 7 mars 2023 Në ora: 12:59
Benzema i befasuar në takim me Betisin

Me fitoren e Barcelonës ndaj Valencias dhe barazimin e Realit në Sevilje kundër Betisit, tashmë skuadra e Ançelotit e sheh edhe më larg Barçën.

Nëntë pikët me 14 ndeshje përpara fundit hapin një distancë që është në favor të katalanasve, teksa për Realin rikuperimi i këtyre pikëve duket tejet i vështirë.

Barazimi në Sevilje ishte takimi i tretë radhazi pa fitore për “Los Blancos”, gjë që nuk ndodhte që nga shtatori 2021.

Jo më kot, një pjesë e mirë e kësaj distance të krijuar me Barcelonën është “çimentuar” që nga rikthimi i kompeticionit pas Kupës së Botës.

Nga 30 pikët e mundshme që pas Botërorit, Reali ka lënë rrugës 12 të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat