Laporta: Barcelona kurrë nuk ka blerë gjyqtarë

Futboll

Laporta: Barcelona kurrë nuk ka blerë gjyqtarë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 20:08
Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë të martën se klubi i tij nuk ka blerë kurrë gjyqtarë. 

Kjo pasi është raportuar se mes viteve 2001 dhe 2018 klubi katalanas ka kryer disa pagesa për këshilla arbitrimi në llogari të një kompanie në pronësi të Jose Maria Enriquez Negreira, një ish-zëvendëspresident i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë. 

“Le të jetë e qartë që Barça nuk ka blerë kurrë gjyqtarë dhe Barça nuk ka pasur kurrë qëllim të blejë arbitra, absolutisht kurrë”, ka thënë Laporta në një ngjarje në Barcelonë.

"Forca e fakteve bie në kundërshtim me ata që përpiqen të ndryshojnë historinë.

Ne po ecim mirë përsëri, asgjë nuk është rastësi. Ka një fushatë për të dëmtuar interesat e Barçës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat