Çmendet Walker, i dehur zhvesh pantallonat në një bar

Futboll

Çmendet Walker, i dehur zhvesh pantallonat në një bar

Më: 8 mars 2023 Në ora: 11:57
Kyle Walker

Ylli i Manchester Cityt, Kyle Walker është bërë sensacion në rrjetet sociale, pas një videoje ku anglezi shihet i dehur në një bar, nën shoqërinë e disa femrave dhe shokëve të tij.

Sipas “The Sun”, Walker shihet duke kërcyer dhe duke luajtur me gjoksin e një femre të panjohur, dhe më pas duke i zhveshur pantallonat e tij.

Raportohet se femra që ishte në prezencën e Walker nuk ishte gruaja e tij, Annie Kilner.

Walker kishte arritur në bar me shokët e tij rreth orës 18:20 të dielën, dhe grupi kishin pirë disa pije.

Të pranishmit thuhet se ishin të tronditur nga sjelljet e tmerrshme të Walker, të cilat kishin vazhduar për 90 minuta deri në orën 20:00.

Tani, Walker po përballet me akuza për zhveshje në publik, ku nëse këto akuza vërtetohen, atëherë mbrojtësi anglez mund të dënohet me dënimin maksimal, me dy vite burgim.

Rastin në fjalë e gjeni më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat