E pabesueshme çfarë thuhet për Vedat Muriqin në Spanjë

Futboll

E pabesueshme çfarë thuhet për Vedat Muriqin në Spanjë

Më: 8 mars 2023 Në ora: 13:26
Vedat Muriqi

Mallorca e varur totalisht nga Muriqi, pa të humb gjithmonë.

Mallorca është e varur totalisht nga Vedat Muriqi në këtë sezon.

Në nivelin e golave, sulmuesi i Kosovës është një referencë e qartë e ekipit që drejtohet nga Javier Aguirre.

Gjatë ndeshjes me Elchen, prizrenasi e mori kartonin e pestë të verdhë, i cili ia pamundëson atij paraqitjen në duelin e ardhshëm kundër Real Sociedadit këtë të diel.

Kjo nënkupton se Mallorca e humbi golashënuesin e saj më të mirë, i cili ka rëndësi vitale, shkruan mediumi spanjoll “Marca”.

28 vjeçari i ka realizuar 10 gola këtë sezon në ligën elitare spanjolle, ndërsa trajneri meksikan nuk ka opsione ideale të “Piratit” të tij sot për sot pasi lojtarët tjerë nuk janë treguar të efektshëm sa herë u është dhënë rasti.

E keqja e Mallorcas është që kur nuk luan Muriqi, ky ekip gjithmonë pëson humbje.

Kjo ka ndodhur tri herë në këtë edicion dhe në të tria rastet ekipi ishullor ka humbur.

Dhe, Mallorca frikësohet se e njëjta “këngë” do të këndohet edhe këtë të diel në duel me Sociedadin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat