​Henry parashikon fituesin e derbit Bayern-PSG

Futboll

​Henry parashikon fituesin e derbit Bayern-PSG

Më: 8 mars 2023 Në ora: 17:45
Thierry Henry

Thierry Henry është i bindur se Paris-Saint-Germain do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve duke e eliminuar gjigantin bavarez Bayern Mynich, edhe pse këta të fundit kanë avantazhin e një goli nga ndeshja e parë të cilën e fituan me reuzltat 1-0.

Golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Francës me 51 gola merr shkas nga prania e Kylian Mbappé në radhët parizienëve, ndryshe nga ndeshja e parë, dhe sistemi taktik i vendosur nga trajneri Christophe Galtier.

“Nëse më pyetni mua, unë thjesht dua të shoh se si do të vendoset Bayerni taktikisht, si do ta ndalojë njeriun e madh. Sepse ky 5-3-2 i PSG-së nuk është aspak i keq, kur ata luajnë kështu. Kjo është gjithçka që dua të shoh.”, tha Henry.

“Po flasim për PSG-në, me Kylian që është kthyer. Kjo më mjafton. U dëmtua në ndeshjen e parë, u fut dhe bëri diferencën. Sot Kylian do të bëjë diferencën.”, tha në fund ai.

Ndeshja ndërmjet Bayernit dhe PSG-së fillon nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat