Drejt titullit me Arsenalin

Futboll

Drejt titullit me Arsenalin

Më: 8 mars 2023 Në ora: 22:00
Ben Uajt

Në dy muajt e ardhshëm, Ben Uajt mund të përfundojë me medaljen e fituesit të Premier Ligës në qafë, por mbrojtësi i Arsenalit ka rrëfyer se nuk e pëlqen futbollin dhe nëse fati do të bënte që ai të mos ndiqte rrugën e profesionit të futbollistit, atëherë do të ishte bërë kopshtar.

25-vjeçari nuk është një i apasionuar pas lojës së cilën ai luan, ndërsa ka thënë së fundmi:

“Me shumë mundësi do të isha duke punuar me babanë tim nëse nuk do të isha një futbollist.

Ai ishte një kopshtar. Prandaj mendoj se nuk ka pasur kurrë presion mbi mua ndërsa rritesha, sepse unë do të kisha qenë shumë i lumtur me këtë. I hyra futbollit, por nuk do të kishte qenë asnjë problem për mua për të bërë atë që babai im bënte.

Nuk kam parë kurrë shumë futboll. Kur luaja fëmijë, pas pesë minutash mërzitesha dhe dilja jashtë loje.

Unë shoh pjesë të ndeshjeve të mia për t’u përmirësuar, por nuk shoh kurrë një ndeshje për qejf.

Por unë jam i fiksuar për të qenë më i miri dhe i suksesshëm. Po të kisha zgjedhur kopshtarinë do të kishte qenë e njëjta gjë.

Profesioni im është pasioni i shumë njerëzve. Ata mezi presin të shtunën për të parë ndeshjet. Mua më mjafton që jam në fushë çdo ditë.

Kur zbres në stërvitje, jam 100% i përqendruar te futbolli. Por pasi largohem, stakohem prej tij.

Nuk mendoj se babai im më ka thënë ndonjëherë: ‘

A do të shohim një ndeshje në TV?’ Atij nuk i intereson dhe nuk mendoj se ka parë ndonjëherë futboll në televizor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat