Hoqi topin në vijën fatale, trajneri i Bajernit përgëzon De Ligtin

Futboll

Hoqi topin në vijën fatale, trajneri i Bajernit përgëzon De Ligtin

Më: 9 mars 2023 Në ora: 11:13
Julian Nagelsmani

Bayerni i Mynihut ka eliminuar PSG-në nga Liga e Kampionëve, por vëmendjen kryesore e ka rrëmbyer De Ligti.

Mbrojtësi hollandez i mohoi parisienëve një gol të sigurt në pjesën e parë, kur largoi një top pranë vijës fatale.

Lidhur me veprimin e 23-vjeçarit, trajneri i Bajernit ka thënë për mediat pas përfundimit të ndeshjes se shumica e mbrojtësave do të dorëzoheshin dhe do të ndalonin së vrapuari.

“De Ligti thjesht do që të mbrojë. 9 nga 10 mbrojtësa do të ndalonin së vrapuari aty dhe do të thonin se ka marrë fund”, ka thënë Julian Nagelsmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat