Mesazhi i pabesueshëm i Sergio Ramos që zemëroi tifozët e PSG-së

Futboll

Mesazhi i pabesueshëm i Sergio Ramos që zemëroi tifozët e PSG-së

Më: 9 mars 2023 Në ora: 17:50
Sergio Ramos

Aventura e Paris Saint-Germain në Champions League ka përfunduar në fazën e 1/8-ave.

Klubi francez ka ngritur flamurin e bardhë kundër Bayern Munichu-t dhe ka pësuar një tjetër eliminim të hershëm.

Një pengesë për një klub që dëshiron të përmbushë ëndrrën për të arritur fronin e Europës.

As eksperienca e madhe e Sergio Ramos, i cili fitoi katër herë Champions League me fanellën e Real Madrid-it, nuk mjaftoi për të thyer mallkimin.

Vetë mbrojtësi spanjoll nuk ishte në gjendje të fshihte zhgënjimin e tij nga eliminimi. Ish-qendërmbrojtësi i Los Blancos është shprehur kështu në profilin e tij në Instagram:

“Është një zhgënjim i thellë për ju dhe për ne. Ne nuk ishim në nivelin e kërkuar nga Champions League.

Nuk dinim si të trajtonim detajet kryesore dhe humbëm një nga objektivat kryesorë.

“Është shumë e dhimbshme, por kampionët kanë rilindur nga humbja dhe janë krijuar në fatkeqësi. Ne do të kthehemi!”, ka qenë mesazhi  i Sergio Ramos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat