Interi synon fitoren sot ndaj Spezias

Futboll

Interi synon fitoren sot ndaj Spezias

Më: 10 mars 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 20:45 stadiumi “Alberto Picco” do të jetë nikoqir i përballjes mes Spezias dhe Interit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 26 të këtij sezoni.

Në xhiron e fundit të zhvilluar, Spezia barazoi pa gola me Veronan, kurse Interi e mposhti 2:0 skuadrën e Lecces.

Momentalisht, Interi zë vendin e dytë në tabelë në kuotën e 50 pikëve, krahas Spezias që renditet në vendin e 17 me 21 pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Spezian nuk do të paraqiten Bastoni, Holm, Marchetti, Moutinho dhe Reca, kurse te Interi mungojnë Correa, Dalbert dhe Skriniar.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni formacionet e mundshme të dy skuadrave.

Spezia (4-3-3): Dragowski; Amian, Ampadu, Caldara, Nikolaou; Bourabia, Ekdal, Agudelo; Verde, Nzola, Gyasi

Inter (3-5-2): Onana; Darmian, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Mkhitaryan, Gosens; Lukaku, Martinez

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat