Cannavaro: E shoh veten tek Amir Rrahmani

Futboll

Cannavaro: E shoh veten tek Amir Rrahmani

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:15
Amir Rrahmani gjatë një ndeshje

Paolo Cannavaro e ka lavdëruar Amir Rrahmanin, i cili po e kalon një formë të shkëlqyeshme me Napolin.

Ish-mbrojtësi i klubit napolitan ka folur për “Canale 8” gjatë emisionit “Legends – Ci vediamo a Napoli”, ndërsa e zuri në gojë edhe futbollistin e Kosovës.

Vëllai i legjendës italiane të futbollit, Fabio Cannavaro, e ka bërë një krahasim mes tij dhe Rrahmanit.

“E shoh veten tek Rrahmani: di t’i bëjë të gjitha edhe pse nuk shkëlqen në asnjërën prej tyre.

Unë gjithmonë e kam menduar se, të japësh shembull ishte më e rëndësishme sesa të japësh shumë fjalë.

Më pas, kur ka ardhur momenti i duhur, i kam përdorur edhe fjalët, por gjithmonë me respekt maksimal, posaçërisht për t’ua bërë me dije të tjerëve se si funksionon Napoli”, u shpreh 41 vjeçari.

Rrahmani është njëri prej liderëve të Napolit në këtë edicion, i cili është favorit absolut për ta fituar titullin e kampionit në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat