Oferta e re për rinovimin, si Milani po tenton të blindojë Leaon

Futboll

Oferta e re për rinovimin, si Milani po tenton të blindojë Leaon

Më: 10 mars 2023 Në ora: 16:03
Rafael Leao

Milani po bën gjithçka që të rinovojë kontratën me sulmuesin portugez, Rafael Leao.

Ai është në marrëveshje me kuqezinjtë deri në qershor 2024. Palët i kanë nisur bisedimet prej kohësh për të zgjatur bashkëpunimin.

“Gazzetta Dello Sport” shkruan së fundmi se kampionët e Italisë kanë gati propozimin e ti për Leaon, pas kalimit në çerekfinalet e Champions League.

Për sulmuesin,  MVP i sezonit të shkuar në Serie A, është gati një kontratë 5-vjeçare,. Prej saj do të përfitojë 7.5 milionë euro në sezon (1.3 mln euro përfiton aktualisht), plus bonuse të përfshira që varen nga paraqitjet e Leaos.

Milani gjithashtu i ofron portugezit edhe 2 milionë euro bonus nënshkrimi.

Pjesa që kërkon zgjidhje është borxhi që futbollisti i ka Sporting, prej gjyqit të humbur pas kalimit te Lille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat