Felipe Melo protagonist negativ

Futboll

Felipe Melo protagonist negativ

Më: 10 mars 2023 Në ora: 16:09
Felipe Melo protagonist

Felipe Melo është gjithmonë aty kur vjen fjala për rekorde negative.

Braziliani njihet si një nga mesfushorët më të ashpër dhe së fundi është ndëshkuar me karton të kuq, pas vetëm pak sekondave në fushën e lojës.

Në ndeshjen mes Flamengos dhe Flumineses, nisi një përplasje mes futbollistëve, pas një ndërhyrjeje të gabuar të ish-futbollistit të Romës, Gherson.
E në tension e sipër, Felipe Melo shtyn një kundërshtar, ndërsa arbitri i jep karton të kuq, menjëherë pas sqarimit të situatës.

Vlen të theksohet se Felipe Melo kishte vetëm pak sekonda në fushën e lojës dhe nuk e kishte prekur ende topin e parë, por u detyrua të kthehet sërish në dhomat e zhveshjes.

“Është e vërtetë që u përfshiva në sherr dhe shtyva një kundërshtar, megjithatë nuk ishte për karton të kuq.

Sa herë që bëj diçka, duket si kur ka shpërthyer bomba, por jam mësuar tashmë”, deklaroi mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat