Bochum jep sinjale mbijetese, Koln në krizë rezultatesh

Futboll

Bochum jep sinjale mbijetese, Koln në krizë rezultatesh

Më: 10 mars 2023 Në ora: 22:36
Skuadra Bochum

Koln – Bochum ishte sfida e parë e javës së 24-të në Bundesliga, me miqtë të cilët triumfuan 0:2.

Të dyja skuadrat u prezantuan pas një momenti jo të mirë, ndërsa Bochum kaloi në avantazh shumë shpejt falë golit të Stogen në minutën e 9-të.

Austriaku realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë pavarësisht dëshirës së vendasve për të evituar humbjen, goli ishte një mision i pamundur.

14 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Masovic realizoi golin e qetësisë për miqtë.

Koln regjistron kështu ndeshjen e katërt pa fitore dhe futet në “valle” për mbijetesë dhe mbetet me 27 pikë, ndërsa Bochum me suksesin e arritur shkon në koutën e 22 pikëve dhe rikthehet te fitorja pas më shumë se një muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat